Superkupa, përleshje mes tifozëve
18/08/2011 21:35
Ndërpritet për disa minuta ndeshja e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë, mes Skënderbeut dhe Tiranës pasi tifozët e të dyja skuadrave kanë hynë në fushën e lojës.
Mes tyre ka pasur përleshje duke e bërë të pamundur vijimin e mëtejshëm të takimit.
Pas qetësimit të situatës të dyja ekipet rifilluan lojën.
Ndeshja për Superkupën mes Skënderbeut dhe Tiranës nisi një orë me vonesë pasi organizatorët e ndeshjes nuk kishin caktuar vendin e tifozëve të Tiranës.
Gjithashtu ekipi kryeqytetas kërcënoi me bojkotim të ndeshjes pasi kërkonte që të ndërrohej arbitri kryesor i takimit.
Top Channel