Ka nisur takimi i Superkupës së Shqipërisë, i cili rrezikohej të mos zhvillohej pasi klubi i Tiranës kërcënoi me mosdalje në fushën e Korçës nëse FSHF nuk ndryshon gjyqtarin e ndeshjes.
I kontaktuar në telefon nga Top Channel, shefi i klubit kryeqytetas, Rauf Dimraj, ka pohuar se bardheblutë nuk donin që sfida mes tyre dhe Skënderbeut të gjykohet nga elbasanasi Enea Jorgji.
Sipas tyre, Jorgji sezonin e kaluar e ka penalizuar duke e lënë jashtë lufte për titullin kampion.
“Ne si klub kemi shpallur bojkotin e ndeshjes nëse gjyqtari do të arbitrojë ndeshjen pasi ai ka qenë shkaktuari kryesor i humbjeve të Tiranës në kampionatin e kaluar”, është shprehur Dimraj.
“Kryesia e klubit po shikon edhe variantin e mosbojtotit dhe shpresojmë që të mos zhgënjejmë tifozët e pranishëm nëpërmjet arritjes së një marrëveshjeje”, shtoi ai.
Top Channel