Mourinho: Barcelona u soll si ekip i vogël

18/08/2011 10:05

“Ishte një ndeshje spektakolare nga minuta e parë deri tek e fundit. Por, duke nisur nga minuta e parë e pjesë së dytë ata që mbledhin topat u “zhdukën” për të vonuar lojën. Nuk e kritikoj këtë gjë sepse kjo ndodh shpesh me ekipet e vogla që gjenden në vështirësi.”

Kështu “thumboi” Jose Mourinho, trajneri i Real Madrid pas përfundimit të ndeshjes së kthimit të Superkupës së Spanjës, ku ekipi i tij humbi 3-2 ndaj Barcelonës.

Gjithashtu, portugezi mbroi edhe lojtarët e tij Pepe dhe Marcelo: “Bënë një ndeshje të shkëlqyer. Pepe mori karton të verdhë për nëj faull normal, ndërsa Marcelo mori një karton të kuq sepse ishte një moment nervozizmi.”

Përsa i përket incidentit të tij me ndihmësin e trajnerit të Barcelonës, ku Mourinho i vuri gishtin në sy Tito Vilanovës, trajneri i madrilenëve nuk komentoi: “Nuk kam asgjë për të thënë për “Piton” apo si quhet ai person. Nuk e njoh fare.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA