Pep Guardiola, trajneri i Barcelonës, thesksoi në konferencën e shtypit para ndeshjes së sotme për Superkupën e Spanjës Barcelona-Real Madrid se ekipi i tij duhet të luajë më shpejt në mënyrë që të evitojë kontaktet e ashpra me madrilenët.
I pyetur për ndërhyrjet në limitin e rregullores të kundërshtarëve në ndeshjen e parë të Superkupës, të përfunduar në barazim 2-2, Guardiola tha: “Cdo ekip luan si mendon se është më mirë. Ne duhet të jemi më të freskët dhe të luajmë më shpejt në mënyrë që të evitojmë kontaktet. Më pas, është detyra e arbitrit për të gjykuar dhe për të nxjerrë kartona.”
Përsa i përket debutimit të blerjes më të re të Barcelonës, Cesc Fabregas, trajneri katalanas u shpreh: “Është stërvitur mirë, por jo me shokët e ekipit. Do të grumbullohet për ndeshjen dhe do të vendos se sa minuta mund të luajë.”
Barcelona-Real Madrid do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, në orën 23.00 në Camp Nou.
Top Channel