Sequi: Dialog politik mes palëve

17/08/2011 12:00

Gjetjet e raportit të ODIHR-it për zgjedhjet në Shqipëri do të merren
parasysh nga Komisioni Europian në përgatitjen e raportit të progresit
që do të hartohet në vjeshtë dhe më 12 tetor do t’i dorëzohet Ministrisë
shqiptare të Punëve të Jashtme.

Këtë e pohoi ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Ettore Sequi në Shkodër, ku ishte për të marrë pjesë në një ekzpozitë me motive europiane. Zoti Sequi, i ndërgjegjshëm se po përsëriste për të disatën herë vetveten, theksoi nevojën për rivendosjen e dialogut politik.

“Ajo cka nevojitet është një angazhim i fortë nga forcat politike shqipatare, për të vënë në jetë 12 përparësitë kyce që Komisioni Europian ka listuar në mënyrë që të ecet përpara në rrugën e integrimit europian. Dhe për ta bërë këtë, ajo cka është thënë shpesh dhe që na pëlqen ta përsërisim sot, është që është e nevojshme që të rifillohet dialogu politik në vend”, tha Sequi.

I pyetur për leximin e ndryshëm që partitë i bëjnë edhe këtij raporti, ambasadori i Bashkimit Europian dha këtë përgjigje.

“Të dyja palët, do të thoja që të gjithë, po thonë që raporti i ODIHR-it është i rëndësishëm dhe që rekomandimet duhet të zbatohen. Ajo që dua të them është se ka një mirëkuptim që rekomandimet e ODIHR-it duhen zbatuar, atëhere kjo le të bëhet”, tha Sekui.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA