Pas editorialit të sotëm të liderit të opozitës Edi Rama, në të cilin ai komenton raportin përfundimtar të OSBE-së, reagoi PD nëpërmjet një deklarate. (UPDATE)
Në të, ndër të tjera, thuhet se “z. Rama nuk e ka lexuar këtë raport, përderisa pretendon se ai ka justifikuar akuzat e tij absurde dhe të pabaza”.
“Raporti i OSBE/ODHIR-it, për herë të parë në historinë e zgjedhjeve pluraliste në Shqipëri, shpall zgjedhjet e 8 majit si kompetitive dhe transparente, aspektet pozitive të të cilave, janë bazë për progres të mëtejshëm”, thuhet në deklaratën e PD-së.
“Ky është vlerësimi më maksimal, më i qartë që zgjedhjet në Shqipëri kanë marrë për vite me rradhë”, thuhet në deklaratë.
“Partia Demokratike fton Partinë Socialiste dhe gjithë forcat politike të vendit, të shohin drejt të ardhmes dhe ashtu siç realizuam reformën zgjedhore të vitit 2005, ta kompletojmë atë me rekomandimet e OSBE/ODHIR-it të vitit 2009 dhe 2011”, përfundon deklarata e PD-së.
Top Channel