Korcë, policia kërkon kokën e Liljana Arapit

17/08/2011 14:10

Vijon ende historia makabër e masakrimit të 42-vjecares në Korcë. Pas
disa ditë kërkimesh, policia duket se është pranë gjetjes së kokës së
Liljana Arapit, që mendohet të jetë fshehur pranë banesës së
84-vjecarit.

Sipas të dhënave të fundit policia po kryen kërkime intensive pranë banesës ku mendohet të ketë ndodhur krimi i rëndë që ka tronditur jo vetëm Korcën, por mbarë opinionin vendas.

Nga raportimet e fundit, mësohet se vetë i moshuari ka treguar për vendin ku është fshehur koka e viktimës, pasi ka ndryshuar deshmine e dhene paradite, duke pranuar se e ka vrare ai Liljanen. Sipas deshmise, autori e ka vrare gruan pasi dyshoi se ajo i kishte vjedhur 300 mije leke te reja.

Ndërkohë sot Gjykata e Korcës dha masën e sigurisë ‘burg pa afat’ për 84-vjecarin Gaqo Dumka, i cili është i akuzuari i vetëm per vrasjen dhe masakrimin e 42-vjecares Liljana Arapi.

Gjate seances, Dumka nuk pranoi ta kete vrare Liljana Arapin, por deklaroi se ajo u rrembye dhe u masakrua nga 3 persona

“Me detyruan te hedh pjesët e trupit në plehra, tre personat që nuk i njihja morën kokën me vete”, mësohet të ketë deklaruar i pandehuri.

Hetimi për 84-vjeçarin konsiderohet si i përfunduar nga policia, që shprehet e bindur se nuk ka asnjë dyshim për faktin se Gaqo Dumka, është autori i vetëm i vrasjes dhe masakrimit të trupit të Liljana Arapit.

Ndonëse janë hedhur dyshime se në këtë krim mund të jenë përfshirë edhe persona të tjerë nga rrethi familjar i 84-vjeçarit, policia tha se i konsideron të mjaftueshme provat që vërtetojnë se Gaqo Dumka është autori i vetëm i vrasjes së bashkëjetueses së tij, 42-vjeçares Liljana Arapi.

Ndërkaq, policia sqaroi se shpërblimi prej 10 mijë eurosh i vënë në dispozicion nga Drejtoria Rajonale e Korçës për personat që do të bashkëpunonin për gjetjen e autorit, nuk është konsumuar pasi zbardhja e ngjarjes është kryer falë punës së vetë efektivave të kësaj policie.


Monstra i Korçës, merrte pension në Gjermani

Xhelozia dhe hakmarrja për “shpërdorimin” e lekëve të pensionit, janë motivet që kanë shtyrë 84-vjeçarin Gaqo Dumka, të masakrojë dhe gjymtojë 42-vjeçaren Liljana Arapi, me të cilën bashkëjetonte prej vitesh.

Kështu konfirmohet nga policia lokale, e cila dje ka zbardhur detaje të tjera të ngjarjes makabre që tronditi qytetin e Korçës, mbrëmjen e së premtes. Masakrimi i 42-vjeçares nga Bilishti, trupi i së cilës është tërhequr nga familja për t’u varrosur pa kokë, sipas burimeve të rezervuara të policisë lokale është kryer në mënyrë mizore nga autori, i cili, sipas të dhënave, ka qenë i dënuar në kamp përqëndrimi në Gjermani, gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Dyshohet se periudha e internimit të tij në Gjermani, ka lënë tek i moshuari devijime psikike, që janë shfaqur në mënyrën se si është kryer masakrimi i 42-vjeçares Liljana Arapi. “Vrasja e 42-vjeçares nga Bilishti i Devollit, është kryer me gjakftohtësi dhe mandej 84-vjeçari me qetësi është përpjekur të fshijë gjurmët e krimit, por pa ia arritur të zhdukë çdo shenjë të tyre”, tha për gazetën “Shqip”, një burim i grupit hetimor të ngritur për zbardhjen e ngjarjes. Policia ka mësuar se 84-vjeçari Gaqo Dumka ka qenë në një kamp përqëndrimi në Gjermani dhe për këtë arsye, përfitonte pension në formë dëmshpërblimi nga shteti gjerman.

“Ai kishte krijuar dyshime se gruaja me të cilën bashkëjetonte e tradhtonte me persona të tjerë, ndaj 84-vjeçari ka vendosur që ta vrasë në ambientet e brendshme të shtëpisë ku jetonte me qira, në lagjen 4 të qytetit të Korçës”, tha një drejtues i policisë lokale të Korçës, duke iu referuar pohimeve të të moshuarit pas arrestimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA