Durrës, pranga vrasësit të 67-vjecarit

17/08/2011 12:30

Policia e Durrësit arrestoi shtetasin Ernald Pjeter Preci, banues e
Katund Sukth pasi ai ka qëlluar dhe plagosur me armë zjarri shtetasin
Ndue Cela 67 vjec po nga i njejti fshat.

Një dite pas plagosjes 67-vjecari humbi jeten ne Spitalin Ushtarak ne Tirane.

Ndërkohë një ditë më parë një 31 vjecar u qëllua për vdekje në zonën e njohur si Kthesa e Kamzës këtu në kryeqytet.

Viktima quhet Paulin Marku dhe në momentin e atentatit po udhëtonte me një motor.Autoritetet e rendit, që po hetojnë vendin e ngjarjes, thonë se pista kryesore mund të jetë ajo e hasmërisë.

Po ashtu një ditë më parë një 39-vjecar u vra nga djali i vëllait të tij, 25-vjecar. Ngjarja e rëndë ndodhi në Fan të Mirditës, kur Agostin Tuci u qëllua me armë zjarri nga nipi i tij Fatmiri.

Vëllai i viktimës dhe babai i autorit të ngjarjes, Lek Tuci, 60 vjec, duke tentuar të ndihmonte të birin, u kap nga forcat e rendit dhe më pas tregoi edhe vendndodhjen e të birit, i cili fshihej poshtë një ure së bashku me armën e krimit.

Autoritetet mendojnë se vrasja ka ndodhur për konflikte pronësie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA