Bajerni mposht Zyrihun
17/08/2011 22:45
Bajerni i Mynihut fitoi jo pa vështirësi 2-0 ndeshjen e parë play off të Ligës së Kampioneve ndaj zviceranëve të Zyrihut.
Bavarezët kaluan në avantazh që në minutën e 8 me anë të Shvajnshtajger që gjeti rrjetën pas një asisti të marrë nga Arjen Roben.
Megjithë përpjekjet e skuadrës gjermane, dyfishimi i rezultatit ka ardhur vetëm në minutën e 72 të takimit me autor Roben.
Në takimet e tjera ra në sy humbja e Vilareal ndaj Odenses në Danimarkë me rezultatin 1-0. Dinamo e Zagrebit shkatërroi 4-1 suedezët e Malmos, Makabi fitoi 2-1 ndaj Genkut dhe Visla Krakov mundi 1-0 Apoelin e Nikosias.
Top Channel