Me gjithë përpjekjet e Vllaznisë për të afruar lojtarë cilësorë, duket
se stafi teknik i ka bërë llogaritë të nisë sezonin me kontingjentin
aktual të lojtarëve.
Ende nuk ka mbërritur asnjë nga futbollistët, për të cilët kjo skuadër ka nevojë. E pikërisht si nevoja imediate për kuqeblutë janë një qendërmbrojtës, një mesfushor organizator apo krahu, e kryesisht në krahun e majtë, e gjithashtu edhe një alternativë plus në repartin e sulmit. Ndërsa Rajoviç ende nuk ka vendosur për të ardhmen.
Të sigurt në mbrojtje janë Smajli, Danaj, Sykaj ndërsa Rajoviç e Miçiç në pikëpyetje. Alternativat e mesfushës janë Nimani, Belisha, Hasani dhe Gocaj, Karakaçi, S.Shaba, Tafa, Bardulla e Hajdari Djepaxhi. Ndërsa në sulm Vajushi, Sukaj, Gjini dhe Erkoçeviç. Porta i është besuar Vjuadinoviçit.
Top Channel