Këta janë disa nga aktorët hollivudianë të cilët e meritojnë pagën milionadollarëshe që marrin.

Aktorë si Matt Damon apo Christian Bale nuk kanë aspak frikë të xhirojnë skenat më të rrezikshme të filmave, pa ndihmën e dublantëve.


Angelina Jolie
– Njihet si gruaja e patrembur për shkak se në filma si ‘Tomb Raider’ dhe ‘Mr & Mrs Smith’ është hedhur nga makina në lëvizje dhe ka ndenjur e varur në majën e një pallati.


Jackie Chan
– Aktori gjithmonë ka refuzuar përdorimin e dublantëve në skenat e luftimit.


Keanu Reeves
– Gjatë xhirimeve të filmit ‘Speed’, Reeves ka xhiruar skenën kur hidhet nga makina për tek autobusi, kur mjetet janë në lëvizje.


Matt Damon
– Gjatë xhirimeve të trilogjisë ‘Bourne’, Damon ka xhiruar skenat e përleshjeve, është hedhur në ujë nga një urë dhe ka qenë fizikisht në makinë në çdo skenë që parashikonte një aksident.


Christian Bale
– Për filmin e fundit të Batman në vitin 2006, Bale ka treguar guximin e tij duke u ndeshur me një gjarpër të vërtetë dhe duke u varur nga një helikopter.

Top Channel