Forlan: Interi është ëndërr për mua

16/08/2011 15:15

Diego Forlan, sulmuesi i Atletico Madrid, ka pranuar se ka një ofertë nga Interi.

“Është e vërtetë që kam marrë një ofertë nga Inter. Të luash për zikaltërit është një ëndërr për mua”, tha uruguajani për gazetën turke ‘Haberturk’.

Inter është në prag të shitjes së sulmuesit të saj kryesor, Samuel Eto’o, tek Anzhi për 30 milionë euro dhe po kërkon një zëvendësues të denjë për të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA