Arjen Robben, sulmuesi i Bayern Munchen, është rekuperuar nga dëmtimi dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e të mërkurës ndaj Zurich, e vlefshme për fazën e tretë paraeliminatore të Ligës së Kampioneve.
Hollandezi nuk ishte i pranishëm në ndeshjen e Bindesligës ndaj Wolfsburg fundjavën e kaluar për shkak të shqetësimeve në shpatull.
“Është stërvitur shumë mirë në tre ditët e fundit dhe është i gatshëm për ndeshjen”, u shpreh trajneri i bavarezëve, Yup Heynckes.
Bayern Munchen kërkon me çdo kusht pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve dhe eliminimi ndaj zviceranëve do të ishte dështim i një sezoni që ende është në fillimin e tij.
Gjithashtu, moshyrja në fazën e grupeve do të thotë një humbje prej 20 milionë eurosh për klubin e famshëm gjerman.
Top Channel