Serie A / Atalanta spektakolare, 4-0 ndaj Parmës dhe vazhdon garën për Europën
Arjan Beqaj është larguar nga Ermis Aradipou. Portieri shqiptar ka
vendosur të braktisë skuadrën qipriote, për shkak të problemeve që klubi
nga Laranka ka në rangjet drejtuese.
Dorëheqja e disa pjesëtarëve të bordit të Ermisit, të cilët ishin edhe investuesit më të mëdhenj, tronditën financat e ekipit dhe sollën largimin e 10 futbollistëve. Duke parë situatën e krijuar, portieri shqiptar u kërkoi drejtuesve të largohej, pasi Ermis Aradipou nuk i krijonte asnjë garanci për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, klubi ka bërë të ditur se do të bëjë të pamundurën për ta mbajtur “gardianin” 35-vjeçar, si edhe për të normalizuar situatën. Gjithsesi, ky duket një mision mjaft i vështirë, pasi kur mungojnë vetëm dy javë nga starti i kampionatit, skuadra e Ermisit praktikisht është shkrirë.
Top Channel