Vasili: Masa për mospërhapjen e virusit të Nilit
15/08/2011 11:30
Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili zhvilloi sot një takim me
epidemiologët për situatën në vend për shkak të virusit të Nilit dhe
etheve hemorragjike.
Kreu i Shëndetësisë konfirmoi praninë e rasteve në Shqipëri dhe vdekjen e një personi prej etheve hemorragjike por shtoi se këto janë raste sporadike.
Megjithatë, duke folur për mediat, ministri kërkoi që të gjithë personat që ndjejnë probleme të mos qëndrojnë në shtëpi, por të drejtohen në spital për të marrë ndihmë të specializuar.
Ministri Vasili kërkoi nga pushteti vendor që të marrë masa për të parandaluar hapjen e virusit të Nilit Perëndimor.
Top Channel