Libohova një prej destinacione të rëndësishme të turizmit kulturor dhe ekoturizmit në Jug po jeton sot ditë plogështie.
E njohur për kalanë e saj madhështore, sarajet e familjes Libohova, varrin e Shanishasë dhe dhjetëra monumente të natyrës dhe trashëgimisë, sot po përballet me një interes minimal turistik. Ata që ofrojnë shërbime turistike në Libohovë ndihen të dëshpëruar për mungesës së interesit dhe mungesës së një plani lokal të zhavillimit turistik.
Ndërkaq në bashkinë e qytetit pretendohet se shifrat kanë qenë në rritje por ende nuk ka mjaftueshmë kapacitete akomoduese dhe shërbime turistike.
Libohova është e vendosur shumë pranë teqesë së Melanit, kishës së Peshkëpisë dhe qytetërimit të Adrianopolit, megjithatë prej 10 vitesh tashmë menaxhimi turistik i saj është mjaft i plogësht ndërsa mungon zyra e turizmit, informacioni dhe promocioni.
Top Channel