KSHH: Greva e minatorëve, e ligjshme

15/08/2011 13:10

Komiteti Shqiptar i Helsinkit reagon për situatën në minierën e Bulqizës,
duke theksuar që kërkesat e minatorëve të zgjidhen me dialog serioz dhe
transparent.

Komiteti e konsideron grevën të ligjshme dhe apelon për vëmendje ndaj minatorëve, ndërsa thekson se procedurat janë zvarritur.

“Jemi të shqetësuar për gjendjen e rëndë shëndetësore të minatorëve”, shprehet Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Ndërkohë thellësitë e galerive të Bulqizës, greva vijon në ditën e saj të 22-të me ndryshimin që 10 minatorë kanë dalë prej andej për shkak të problemeve shendetësore, duke u zëvendësuar me 10 të tjerë.

Minatorët që kanë lënë grevën kanë ndër të tjera edhe probleme me shikimin dhe tashmë i janë nënshtruar kurimit.

Kreu i sindikates Nikolla ka bere serish thirrje per zgjidhje te krizes nderkohe qe greva po shkon drejt tejzgjatjes si pasoje e zevendesimit te minatoreve.

ACR ende nuk ka dhene nje qendrim te sajin persa i perket kesaj levizje te re te minatoreve, e cila do te vazhdoje te mbaje te bllokuar galerine e minieres.

RISHM padi drejtuesve të grevës së minatorëve

Reparti i Inspektim-Shpëtim Minierave ka depozituar me pare në Prokurorinë e Krimeve të Rënda një padi penale për drejtuesit e grevës së urisë së minatorëve të Bulqizës, për shkelje të sigurisë në punë dhe dëmtime të pronës publike.

“Janë bërë shkelje të rënda të sigurisë në punë që cënojnë jetën dhe shëndetin e minatorëve”, thuhet në padi.

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës vendosi të pezullojë shfrytëzimin e minierës së Bulqizës deri në rehabilitimin e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA