Gjykata i kishte dhënë një leje prej tetë orësh për sjellje të mire e
duke përfituar nga kjo, shqiptari Alban Begolli, është arratisur nga
Spitali Psikiatrik Gjyqesor i Reggio Emilias.
Ai ndodhej i mbyllur atje prej vitit 1995 për vrasjen e nje rivali në kontrollin e tregut të prositucionit.Tanime forcat e rendit po e kerkojne ne te gjithe vendin, duke shfrytezuar edhe regjistrimet e videokamerave te vigjelences.
Per Alban Begollin kjo nuk eshte arratia e pare. Ka bere buje ne vitin 1995 arratisja e tij nga burgu San Vittore i Milanos. Bashke me nje te burgosur tjeter shqiptar, kishte hapur me pirune e thika nje vrime ne murin e qelise nga e cila ishin varur me pas me çarçafe.
Megjithese u kapen menjehere, episodi deshmoi problemet e sigurise ne burgje.Megjithese kane kaluar 16 vjet nga ky episod, Begolli ka arritur te arratiset serish, kete here i favorizuar nga nje leje e leshuar nga vete dora e nje gjykatesi.
Top Channel