Eurobondet ulin shpenzimet për borxhin

15/08/2011 10:55

Shpenzimet e qeverisë për interesat e borxhit të jashtëm u ulën me 39
për qind gjatë shtatëmujorit të këtij viti, ndërkohë që interesat për
borxhin e brendshëm u rritën lehtë.

Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se shpenzimet për interesa këtë vit kanë qenë në total 22.5 miliardë lekë, nga 23.3 miliardë që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga këto, për borxhin e jashtëm u paguan 1.9 miliardë lekë interesa, nga 3.1 miliardë që qenë paguar vitin e kaluar. Ulja e interesave, sipas “Shqip”, erdhi si pasojë e zhvendosjes kohore të shlyerjes së tyre, si pasojë e emetimit të bondeve sovrane në euro në nëntor të vitit të kaluar.

Interesat për këto bonde pritet të paguhen çdo nëntor deri në vitin 2015, kur bondet maturohen. Qeveria ka programuar të shpenzojë 8.1 miliardë lekë për interesat e borxhit të jashtëm të vendit dhe 39.7 miliardë lekë për interesat e borxhit të brendshëm.

Bondet sovrane kanë interes nominal vjetor prej 7.5 përqindësh, ndërkohë që borxhi i brendshëm ka interes nominal prej rreth 8 përqindësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA