Sërish Mourinho-Guardiola

14/08/2011 16:40

Ka filluar show Mourinho. Portugezi i Real Madrid vazhdon me deklaratat e tij të bujshme dhe këtë e ka bërë të shtunën para El Clasico-s së parë sezonale, Real Madrid – Barcelona, e vlefshme për Superkupën spanjolle.

“Është titulli më i rëndësishëm i verës, por më pak i rëndësishmi i sezonit”, ka deklaruar Mourinho.

“Kujtoj që te Interi, atë vit që nuk morëm Superkupën, arritëm të bënim tripletën, pra të fitonim tre trofe brenda sezonit”, ka pohuar Mourinho, i cili e ka cilësuar si një fitore të tijën personale uljen e dënimit nga 4 në 3 ndeshje pezullim nga UEFA, për shkak të deklaratave të 1 viti më parë, pikërisht pas ndeshjes me Barcelonën.

Seancën e fundit sëtrvitore, madrilenët e zhvilluan përpara 57 mijë tifozëve në stadiumin Santiago Bernabeu, ku do të luhet dhe akti i parë i derbit.

Ndryshe janë deklaratat e katalanasit Pep Guardioola, i cili e ka vlerësuar sfidën e Bernabeut.

“Të luash Superkupën është një privilegj, finalen përballë rivalit më të fortë. Gjithsesi ky trofe do të vendoset në ndeshjen e kthimit”, ka pohuar trajneri i Barçës.
Klasikja e parë sezonale, sfida mes dy më të mëdhenjve të Spanjës, do të transmetohet direkt në Supersport 1 dhe HD 4 në orën 22:00 .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA