Camacho, trajner i Kinës
14/08/2011 14:25
Spanjolli Jose Antonio Camacho është zyrtarisht trajneri i kombëtares kineze të futbollit.
Ish-trajneri i përfaqësueses spanjolle, i cili ka mbërritur të shtunën në Pekin, ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me skuadrën e re.
Qëllimi i Camacho është të çojë kombëtaren kineze në Kupën e Botës “Brazil 2014”.
Përfaqësuesja kineze është në grup me Singaporin, Jordaninë dhe Irakun. Sfida e parë e Camacho si trajneri i Kinës do të jetë ajo më 2 shtator përballë Singaporit.
Top Channel