Sulmi ajror, identifikohen trupat e amerikanëve

13/08/2011 11:55

Ushtria amerikane tha se ka identifikuar trupat e pajetë të 30 ushtarëve
të cilët humbën jetën, pasi talebanët rrëzuan helikopterin e tyre në
fundjavën e kaluar në Afganistan.

Një zëdhënëse e Pentagonit, tha se mbetjet e dy prej tetë afganëve që kanë qenë në bordin e helikopterit janë identifikuar po ashtu.

Tetë trupat e pajetë të afganëve do të kthehen në Afganistan, pas përfundimit të procesit të identifikimit.

Ushtria amerikane, ka bërë përgjegjës talebanët për rrëzimin e helikopterit që mbante forcat elitë të  marinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA