SHBA, dënim me vdekje për “monstrën e Klivelendit”

13/08/2011 01:50

Dënimin kapital me vdekje. Ky është vendimi që ka marrë një gjykatë në Shtetet e Bashkuara kundër Antoni Souell, të njohur ndryshe si “monstra i Klivelendit”.

Ai u shpall fajtor për vrasjen e të paktën 11 personave. Viktimat e tij ishin të seksit femër nga 25 deri në 52 vjec.

Autoritetet gjetën në shtëpinë dhe oborrin e shtëpisë së tij, eshtrat e 11 trupave të pajetë. Sipas policisë amerikane, Souell pasi tërhiqte viktimat në shtëpinë e tij, i përdhunonte e më pas i mbyste.

Top Channel