Rrjedhje naftë në Detin e Veriut

13/08/2011 02:30

Kompania e holandeze e nxjerrjes së naftës dhe të gazit, Shell njoftoi për rrjedhje nafte nga një platformë e saj në Detin e Veriut.

Rrjedhja u lokalizua në platformën e quajtur “Gannet Alpha”, rreth 180 kilometra në veri të qytetit Aberdin të Skocisë.

Shell nuk saktësoi sasinë e naftës së derdhur në det, por u tha se kjo sasi ishte e konsiderueshme.

Kompania njoftoi gjithashtu se platforma aktualisht po mbahet e mbyllur dhe se në zonën ku deti është ndotur nga nafta ka dërguar një anije naftë-pastruese dhe po se po vëzhgon situatën me kujdes të vecantë.

Top Channel