Poloni, aksident hekurudhor, viktima

13/08/2011 09:30

Një aksident hekurudhor ka ndodhur në Poloninë qendrore, kur treni i
pasagjerëve, i nisur nga Varshava për në Katovicë, ka dalë nga shinat
dhe është përmbysur, duke marrë jetën e katër pasagjerëve dhe duke
plagosur më shumë se 20 të tjerë.

Ende nuk dihen saktë shkaqet e aksidentit në fjalë. Sipas punonjësve të shpëtimit dhe zjarrfikësve në vendngjarje, bilanci i viktimave mund të rritet.

Brenda trenit besohet të kenë qenë rreth 300 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA