Partizani në rrugë

13/08/2011 18:00

Në prag të sezonit të ri të futbollit shqiptar të të gjitha kategorive,
një nga skuadrat më të mëdha dhe me më shumë histori, Partizani ende ka
mbetur në rrugë, pa klub, pa president, pa lojtarë profesionist e pa
trajner.

Cështja e emrit dhe e pronësisë vazhdon prej vitesh tashmë në dyert e gjykatës së Tiranës. Në pritje të një vendimi të gjykatës, ka qenë vetë ministri Imami, i cili i ka kërkuar organeve drejtuese të FSHF dhe Komitetit Ekzekutiv regjistrimin e klubit Partizani, i cili tashmë pretendohet të menaxhohet nga Ministria.

Mbledhja e fundit e Komitetit Egzekutiv nuk ka dhënë ende një përgjigje për këtë gjë duke kaluar gjithcka në strukturat juridike të Federatës Shqiptare të Futbollit, për të qartësuar problemet ligjore që ka ky klub me presidentin Xhani dhe Ministrinë, cështje për të cilën ende dhe gjykata nuk është shprehur.

Në këtë sezon Partizani, nëse do të regjistrohet, do të luaj në kategorinë e dytë, me një grup të rinjsh dhe pa asnjë strukturë efektive si klub e mbi të gjtiha pa ambiente stërvitje, hera e fundit që shfaqej Partizani për stërvitje në kryeqytet ishin kodrat e liqenit artificial.

Ndërkohë që në sallat e gjyqeve presidenti i shumëpërfolur, Albert Xhani ende pretendon të mbajë përdorimin e stemës dhe të emrit të klubit Partizani, të njëjtën gjë që pretendon edhe Ministria e Mbrojtjes, një gjyq telenovelë ky që prej vitesh luftohet tashmë vetëm për emrin e stemën e kësaj skuadre të madhe, e cila mbart me vete edhe shumë miliona borxhe, ndërkohë, asetet, lojtarët e strukturat e tjera përbërse nuk janë më.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA