Pakistan, gjykata dënon me vdekje ushtarin

13/08/2011 00:35

Një gjykatë pakistaneze dënoi me vdekje ushtarin që një vit më parë qëlloi me gjakftohtësi një 22 vjecar dhe e la të vdiste në rrugë nga hemoragjia.

Vec të dënuarit me vdekje edhe 6 ushtarë të tjerë, pjesëtarë të forcave paramilitare, u dënuan me burgim të përjetshëm.

Në Pakistan dënimi me vdekje aplikohet shumë rrallë dhe ky rast tregon për tronditjen e madhe që shkaktoi ky vrasja në shoqërinë pakistaneze.

Pamjet e të riut që vdiq duke kërkuar ndihmë bënë xhiron e botës dhe shokuan opinionin publik. I riu u ekzekutua 1 vit më parë nga forcat paramilitare.

Top Channel