Masat, Itali, qytetarët janë pesimistë

13/08/2011 17:30

Italianet kanë pak besim se paketa e re e masave shtrënguese të njoftuar
nga kabineti i kryeministrit Silvio Berluskoni do te arrije t`i zgjidhe
telashet ekonomike te vendit.

Pas dite te tera kritikash mbi mungesen e qartesise sesi kishin ndermend t’i permbushnin detyrat e dhena nga BQE per balancimin e buxhetit deri ne 2013-ten, Berluskoni dhe ministri i Ekonomise Giulio Tremonti i dhane ekonomise se brishte te vendit nje doze te ashper masash shtrenguese. Paketa duhet te aprovohet nga parlamenti brenda 60 ditesh.

“Ashtu sic ndodh gjithmone, sa here vendosin ne favor te shkurtimeve, ato rendojne mbi supet tona, ne nje kohe kur edhe keshtu ia dalim mbane me shume veshtiresi me gjithe ato taksa qe duhet te paguajme sa e sa shpenzime te tjera”, tha Marianna Cresci, banore e Romes.

Niveli i masave dhe shtrirja e tyre, shihen si tregues i faktit qe laku per qeverine e vendit ka nisur te shtrengohet ndjeshem sidomos, qe kur tregjet e hodhen veshtrimin drejt Italise, duke e cuar ne prag emergjence te stilit grek, qe nga ana e saj do te nxiste levizjen e mekanizmave europiane te dorezanise. Kushtet aktuale na e diktojne nje levizje te tille, nuk kemi zgjidhje tjeter deklaroi tremonti te premten ne Rome.

“Po te mos e hidhnim nje hap te tille, per vendin do te kishte pasoja serioze. Paskesaj, do te shohim sesi te sigurojme mbeshtetje dhe kompensim ne cdo menyre te mundshme, por ndaj ketij plani nuk kishim alternativa”, tha ministri i Ekonomisë, Giulio Tremonti.

Por ne Rome, disa mendojne se masat erdhen me shume vonese.

“Duhet te kishin filluar me kohe, te pakten nje vit me pare, ne menyre qe perpjekjet te ishin ndare ne kater apo 5 vjet, e jo te nxitohej per t’i zgjidhur te gjitha problemet brenda 2 vjetesh. Sepse nje gje eshte t`i shtrish shkurtimet ne 5 vjet, dhe tjeter t’i permbledhesh brenda dy viteve, qe edhe keshtu mendoj se nuk do te mjaftojne”, thotë Giuseppe Casini, banor i Romes.

Paketa e masave imponon nje takes ekstra prej 5 % mbi te ardhurat qe kapercejne 90.000 eurot, rrit moshen e pensionit per grate ne sektorin privat dhe kerkon qe festat publike jo-fetare sic eshte 2 qershori- themelimi i republikes se Italise, te kremtohen te dielave, per te rritur keshtu numrin e diteve te punes ne vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA