Libi, kryengritësit në drejtim të Tripolit

13/08/2011 18:40

Luftëtarët kryengritës në Libinë Perëndimore kanë shënuar përparim brenda qytetit bregdetar të Zavijahit pas
luftimeve të ashpra me forcat e qeverisë.

Kryengritësit kanë përdorur armë kundër tankeve për të shënuar një përparim deri në 7 kilometra.

Një zëdhënës i kryengritësve tha se forcat po ashtu kanë marrë qytetin malor të Garianit, një vend strategjik, 80 kilometra në jug të kryeqytetit.

Kryengritësit kanë nisur edhe një ofensivë të re nga Nafusa, duke u përpjekur që të lëvizin nga bregdeti perëndimor i Tripolit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA