Itali, shkurtime të forta në buxhet

13/08/2011 12:10

Në përpjekje për të balancuar në dy vjet buxhetin e saj, qeveria
italiane miratoi shkurtimet e mëdha buxhetore të kërkuara nga Banka
Qendrore Evropiane, megjithë kundërshtimin e fortë të liderëve lokalë që
thonë se masat dëmtojnë të varfrit. Për kryeministrin Berluskoni, masat
jane të vështira, por të pashmangshme. (UPDATE)

“Ne nje situate te tille, me besoni, zemrat tona kullojne gjak, aq me teper kur mendojme se ishte nje prej gjerave kryesore me te cilat qeveria jone krenohej: fakti qe nuk fusnim kurre duart ne xhepat e italianeve. Por situata globale ka ndryshuar dhe tani perballemi me sfiden me te madhe te te gjithe planetit. Eshte nje sfide qe ka goditur shume ekonomie boterore, perfshire Shtetet e Bashkuara. I gjithe sistemi i marredhenieve mes shteteve po ndryshon dhe vende si Kina qe dikur shqetesoheshin vetem sesi te dilnin ne pah, sot jane kthyer ne protagoniste kryesore”, tha Berluskoni.

Plani 45 miliarde eurosh synon te balancoje buxhetin e Italise deri ne 2013-ten, nje vit perpara parashikimeve, nepermjet nje tkurrjeje te ndjeshme te shpenzimeve publike dhe shkurtimit te vendeve te punes. Pjesëmarrësit në mbledhjen e urgjente te kabinetit thanë se masat shtrënguese përfshijnë shkurtime me vlerën 20 miliard euro për vitin e ardhshëm dhe 25 miliard euro për vitin pasues. Ne kembim te kesaj pakete, Banka Qendrore Evropiane do të mbështesë bonot italiane te thesarit. Normat e interesit të bonave të thesarit u rritën javën e kaluar, duke nxitur frikën e investitorëve se Italia mund të detyrohet të kërkojë ndihmën ndërkombëtar për zgjidhjen e problemit te borxhit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA