Brazil, vritet gjykatësja

13/08/2011 15:10

Një gjykatese braziliane e njohur per punen e saj kunder krimit te organizuar, eshte qelluar per vdekje ne Rio de Zhaneiro.

16 plumba u derdhen mbi Patricia Aciolin, duke e lene 47-vjecaren te vdekur ne vend. Agresoret e maskuar u larguan me shpejtesi me dy motocikleta. Hetuesit thone se emri i gjykateses, nene te tre femijeve, ishte gjetur ne nje liste vdekjesh ne posedimin e nje te burgosuri vitin e kaluar.

Kusheriri i saj, Humberto Nascimento rrefen se Acioli ishte kercenuar disa here me jete gjate ketyre viteve te fundit.

“Kishte te pakten 5 vjet qe merrte kercenime me vdekje. Ajo konsiderohej nje gjykatese e linjes se ashper, me nje cekan te rende qe per kriminelet jepte gjithmone denimin maksimal”, thotë Nascimento.

47-vjecarja njihej sidomos per faktin qe nuk kursehej ne denime per gangsteret dhe oficeret e korruptuar te policise. Pavaresisht kercenimeve, Acioli nuk kishte patur asnjehere eskorte policore. Deshmitare okulare treguan per AFP-ne  se personat e armatosur e kishin diktuar 47-vjecaren ne momentin qe po i afrohej me makine shtepise se saj ne Niteroi.

Gjykata e Lartw e brazilit e cilesoi vrasjen nje sulm ndaj demokracise dhe sundimit te ligjit ne vend, ndersa kerkoi hetim te menjehershem te fakteve dhe ndeshkim ekzemplar te personave pergjegjes per ate qe e quajti “nje krim burracakesh”. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA