Borxhi italian, masa të tjera shtrënguese

13/08/2011 03:35

Në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur në orët e vona të ditës së premte, qeveria italiane e kryeministrit Berluskoni miratoi një paketë tjetër masash shtrënguese me synim balancimin e buxhetit brenda vitit 2013.

Plani synon kursimin e 45 miliard eurove brenda 2013, një vit me hërët nga sa ishte parashikuar pas paketës së shkurtimeve të rrogave, pensioneve dhe vendeve të punës.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Berluskoni i quajti masat si të dhimbshme, por të pashmangshme.

Masat e reja “shfuqizojnë” paketën e miratuar në muajin korrik që synonte balancimin e buxhetit brenda 2014-s.

Italia është ekonomia më e madhe e eurozonës e prekur nga kriza borxheve dhe për të shmangur kolapsin e saj ndërhyri edhe Banka Qendrore Europiane që tha se ishte e gatshme të blinte borxhin italian.

Top Channel