BE dhe FMN konfirmojnë progresin e Portugalisë

13/08/2011 10:55

Portugalia e përfshirë nga borxhi i lartë ka arritur në rimëkëmbjen e financave të shtetit synimin e etapës së parë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, FMN dhe Komisioni i BE-së rekomanduan pas një shqyrtimi të kursit të kursimeve pagesën e një kësti të dytë kredie nga paketa e madhe e shpëtimit prej 78 miliardë eurosh.

Megjithatë, qeveria e qendrës së djathtë nën udhëheqjen e kryeministrit Pedro Passos Coelho duhet të vazhdojë kursimet dhe të shtojë më shumë përpjekjet, thuhet më tej. Portugalia në prill ishte vendi i tretë i euro-zonës pas Greqisë dhe Irlandës që u mbrojt para falementimit nga Bashkimi Europian dhe FMN-ja.    

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA