Wollfarth: Ndryshoni kodin

12/08/2011 19:35

Pasi ka qenë pjesmarrës një natë më parë në festën e birrës në Korçë, mesditën e sotëme nga Liqenasi i Korçës, kreu i OSBE-në Tiranë Eugen Wollfarth edhe njëherë tjetër ka theksuar domosdoshmërinë e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor dhe bërjen kujdes me ndryshimet kushtetuese.(UPDATE)

“Kodi zgjedhor duhet të rishikohet, duke marrë në konsideratë edhe 31 rekomandimet e OSBE-ODIHR-it të dala nga zgjedhjet e 2009-tës, duke përfshirë edhe raportin final që pritet të dalë nga OSBE-ODIHR për zgjedhjet lokale të 2011-tës. Kjo do të vlente për zgjedhjet e ardhëshme. Ne gjithashtu presim që reforma e Kodit Zgjedhor të jetë pjesë e një reforme më të gjerë që do të nis në parlament. Është e nevojshme gjithashtu që reforma të shtrihet jo vetëm në kodin zgjedhor por edhe në drejtësi”, deklaroi Wolfarth.

Kreu i OSBE-s nuk ka nguruar të prononcohet edhe për debatet e fundit në distancë për ndryshimet kushtetuese, duke u shprehur se palët duhet të kenë kujdes sa herë që Kushtetuta ndryshon.

“Mendoj se Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është një Kushtetutë e mirë. Cdo vend duhet të bëjë kujdes sa herë që kryhen ndryshime .
Të tilla ndryshime apo amendamente duhet të bëhen vetëm pasi të jenë kryer bisedime të shëndosha mes kampeve politike”, shtoi Ëolfarth.

Deklaratat e Wollfarth ishin në një gjatësi vale me ato të ambasadores së Gjermanisë në Tiranë, Carola Muller Holtkemper, e cila një ditë më parë nga  Korça deklaroi  se forcat politike duhet të bashkëpunojnë për të hartuar një Kod të ri Zgjedhor.

Pavarësisht të tilla deklaratave të shpeshta nga diplomatët perëndimorë, duhet pritur deri në fillimin e legjislaturës së ardhëshme të 5 Shtatorit për të parë nëse poltika shqiptare do ti marrë ato në konsideratë.

Në të kundërtën pritshmëria mbetet e njëjtë. Një ngërç politik që vazhdon gjatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA