Ushqimet, energjia dhe shëndeti në rritje

12/08/2011 08:25

Ushqimet, kujdesi shëndetësor dhe energjia i kanë kushtuar shqiptarëve
gjithnjë e më shtrenjtë gjatë katër viteve të fundit, ndërkohë që
veshjet dhe këpucët rezultojnë me rënie, së bashku me koston e
shërbimeve telefonike.

Ndërkohë, mobiliet dhe pajisjet e tjera të shtëpisë kushtojnë aktualisht po aq sa kushtonin në vitin 2007.
Kostoja e shërbimeve shëndetësore dhe ilaçeve është “malli” më i shtrenjtuar për shqiptarët.

Në krahasim me vitin 2007, shërbimet mjekësore, paramjekësore dhe dentare janë shtrenjtuar me 65 për qind, ndërsa medikamentet janë shtrenjtuar me 13 për qind. INSTAT vlerëson, sipas “Shqip”,  se shqiptarët shpenzojnë 3.4 për qind të të ardhurave të veta për kujdes shëndetësor.

“Malli” tjetër i shtrenjtuar është transporti, i cili rezulton sot 13 për qind më i shtrenjtë se në 2007, pasuar nga grupi qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji elektrike, që është rritur me 12 për qind. Rreth 6.1 për qind e shpenzimeve të familjeve shqiptare shkojnë për transport dhe 16 për qind për qira e lëndë djegëse. Por ka mallra që sot kushtojnë shumë më lirë se më parë. Veshjet dhe këpucët p.sh, sipas INSTAT kushtojnë afro 10 për qind më lirë nga sa na kushtonin në vitin 2007. Për veshjet shqiptarët shpenzojnë 5.1 për qind të të ardhurave, por çuditërisht INSTAT-it i rezulton se kostoja e veshjes së burrave i kushton familjeve më shumë se sa ajo e veshjes së grave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA