
Rëra kurative dhe uji i pastër e bëjnë plazhin e Shëngjinit një plazh të preferuar. Hotelierët e zonës janë të kënaqur këtë vit me numrin e turistëve, të cilët përbëhen kryesisht nga shqiptarët e përtej kufirit.
“Frekuenrimi i plazhit ka qenë masiv, sidomos me pushues nga Kosova, ndërsa 10% e pushuesve janë nga Shqipëria. Fare pak pushues janë ditorë”, thotë një hotelier.
Vetë pushuesit duket se janë të kënaqur me pastërtinë e plazhit dhe të ujit dhe cilësinë e shërbimeve.
“Plazhi është fantastik. Kushtet janë të mira dhe uji është i pasur”, shprehen pushuesit.
Nëse gjatë ditës plazhi ofron rërën dhe detin e tij, në mbrëmje bar-restorantet dhe klubet e natës të Shëngjinit ofrojnë argëtime të ndryshme.
Kurse në qytetin e Lezhës, pak kilometra larg, mund të vizitohet kalaja apo memoriali i Gjergj Kastrioti Skënderbeut.
Top Channel