Durrës, sherr në lokal, plagoset një person

12/08/2011 08:40

Një person është plagosur orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës pas konfliktit me një shtetas.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal të qytetit bregdetar rreth orës 3:00, ku 27-vjecari Mihalim Rama është qëlluar me armë zjarri pas një konflikti banal.

I lënduari është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit dhe sipas mjekëve ai është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në kërkim për arrestimin e tij, ndërkohë që kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA