Britani, një tjetër viktimë

12/08/2011 20:05

Ka shkuar në pesë numri i viktimave nga trazirat në Angli.

Ka ndërruar jetë pak pas mesnatës një 68-vjeçar, i cili tentoi të shuante zjarret të hënën e kaluar në lagjen e tij, zjarre të cilat po viheshin nga disa të rinj në trazira.

Ricard Bauz u sulmua prej tyre dhe pësoi lëndime të rënda në kokë dhe ndodhej në gjendje kome. Policia britanike thotë se edhe katër vdekje të tjera, një person i gjetur i vrarë në makinën e tij në Londër dhe tre të rinjtë e goditur nga një makinë me shpejtësi të madhe në qytetin e Birmingamit, mund të jenë të lidhura me trazirat e ditëve të fundit.

Skotland Jardi ka njoftuar se një 22-vjeçar është arrestuar sot për vrasjen e 68-vjeçarit Ricard Bauz. Duke folour dje në mbrëmje, përpara se të ndërronte jetë z.Bauz, motra e tij 73-vjeçare, e cila nuk e kishte parë atë prej 30 vjetësh tha se lajmi ishte shokues dhe paksa surreal.  

Ajo tha se po udhëtonte drejt Londrës për të takuar të vëllain, i cili e kishte nxjerrë atë nuse në martesën e saj. Nuk dihet nëse ajo arriti ta takonte të vëllain përpara se të ndërronte jetë.  

Kryetari i Bashkisë së Londrës, Boris Xhonsen, tha se “ka shumë maskarenj në këtë që ngjanë në Londër, por ka edhe shumë heronj dhe dua të shpreh respektin tim të thellë për z. Bauz.”

Ndërkohë, Këshilli i lagjes së tij, në Ealing ka ngritur flamurin në gjysmështizë në shenjë respekti.

Gjykatat e Magjistraturës kanë punuar gjatë tërë natës së kaluar për të proceduar ata që janë arrestuar dhe në tërë Anglinë shifra tashmë ka shkuar në 1500 vetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA