Aksidentet, një person humb jetën

12/08/2011 22:40

Dy aksidente të rënda rrugore ndodhen gjatë orëve të pasdites dhe të mbrëmjes.

Një burrë humbi jetën i goditur nga një makinë në hyrje të autostradës Durrës-Tiranë.

Policia tha se viktima rreth të 60-ve, i cili ende nuk është identifikuar, po përpiqej të kalonte rrugën kur u godit nga një automjet me targa të huaja që drejtohej nga një 25 vjecar me emrin, Ndriçim Duriçi nga Bulqiza.

Një tjetër aksident, por pa viktima ndodhi në rrugën e Gjirit të Lalzit, ku u plagosen lehtë dy persona.

Ndërsa në mbrëmje në aksin Lezhë-Shkodër në kthesën e Dajcit, një motociklet u përplas me një karrotrec i cili po transportonte një autoveturë.

Përplasja ishte shumë e rëndë dhe si pasojë, mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i motocikletës, një i ri 20 vjecar i quajtur Klodi Gazulli.

Ai u dërgua menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak. Policia po heton mbi ngjarjet ndërsa ka ndaluar autorët e të dy aksidenteve në Durrës dhe në Lezhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA