Integriteti territorial i Kosovës është një çështje e padiskutueshme, sepse Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

Kështu ka deklaruar sot në Prishtinë zëvendëskryeministri i Turqisë, Bylent Arënc, gjatë vizitës së tij në Prishtinë.

Në takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës Hajredin Kuçi, dy homologët biseduan edhe për çështjet e forcimit të bashkëpunimit ekonomik.


Westerwelle: Harta e Ballkanit nuk ndryshon

Shefi i diplomacisë gjermane Guido Westerwelle deklaron në Prishtinë se integriteti territorial i Kosovës është i padiskutueshëm dhe se harta e Ballkanit është ravijëzuar përfundimisht.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin kosovar Hashim Thaci, Westerwelle theksoi se duhet dialog për të zgjidhur mosmarrëveshjet Serbi-Kosovë dhe se duhet të realizohet dhe të vihet në jetë marrëveshja e përkohshme për veriun.

“Për ne është shumë e qartë që duhet të ketë bashkëpunim në vend të konfrontimit. Po ashtu ftoj që palët të bashkëpunojnë me KFOR dhe EULEX”, tha Westerwelle.

Westerwelle: Mbështesim integritetin territorial

Shefi i diplomacisë gjermane Guido Westerwelle u shpreh pas një takimi që ka zhvilluar me presidentet Atifete Jahjaga, se Gjermania mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës dhe proceset integruese të saj.

Westerwelle e ka përgëzuar presidenten Jahjaga për marrjen e detyrës në krye të shtetit dhe tha se Gjermania është e përkushtuar për ta mbështetur Kosovën në të gjitha proceset demokratike.

Ai tha se është me rëndësi progresi i Kosovës në të gjitha fushat dhe në veçanti në fushën e zhvillimit ekonomik.

 

Top Channel