
Filmat për fëmijë janë zhanër shumë i pëlqyer për shqiptarët në sallat e kinemave.
Referuar statistikave, rreth 40% e prodhimeve kinematografike u drejtohen kësaj grupmoshe. Filma klasikë apo të rinj përshtatur tendencave të kohës në 3D.
Prindërit janë shumë të interesuar që fëmijët e tyre të përjetojnë eksperiencën që edhe ata mund të kenë përjetuar më përpara. Në fund të gushtit dhe në shtator-tetor do të vijnë 3 kryevepra të ‘Disney’ si ‘Winnie the Pooh’, ‘Mbreti luan’ dhe ‘E bukura dhe bisha’.
Ndërsa më 20 tetor do të ketë një surprizë për fëmijët, sepse do të shfaqet në formatin 3D ‘Aventura magjike e Uinksave’. Sipas pyetësorëve që janë bërë, ky film po pritet me padurim dhe për më tepër duke filluar nga shtatori ne do të ketë një ofertë shumë të mirë për fëmijët.
Deri para viteve ‘90 shoqëria jonë ishte shumë e prirur dhe e shikonte frekuentimin e kinemave si një nga aktivitetet bazë.
Filmat shqiptarë
Prodhimet kinematografike shqiptare janë më të rralla, por kanë edhe ato publikun e tyre. Altin Prifti, drejtori i përgjithshëm i rrjetit të kinemave “Imperial” thotë se në një hark 2-vjeçar në “Imperial” janë shfaqur 6-7 premiera.
Sipas tij, këto prodhime kanë pasur një audiencë mesatare krahasuar me filmat e Hollivudit. “Në rast se do të bënim një përcaktim nga 1 te 10, filmat shqiptarë janë në nivelin 6-7 të të ardhurave dhe interesit që shfaq publiku.
Më i frekuentuari ka qenë filmi “Shqiptari” i regjisorit gjerman, Johannes Naber, ku rolin kryesor e luan aktori Nik Xhelilaj, ndërsa filmi i dytë më i ndjekur është “Gjallë’ me regji të Artan Minarollit ku në rolin kryesor është sërish Xhelilaj. I treti është filmi “Ballkan Bazar” i regjisorit Edmond Budina, realizim mbi skandalin e eshtrave të Kosinës”, shprehet drejtuesi i rrjetit “Imperial”. Në mes të shtatorit jo vetëm në këto kinema, por edhe në çdo qytet ku ka kinema do të shfaqet filmi “Falja e Gjakut”, i regjisorit amerikan Joshua Martson, film që fitoi “Ariun e Argjendtë” në Berlinale. Sipas Priftit, për vetë temën që trajton, pritet që të jetë një film i frekuentuar po aq sa “Shqiptari
Top Channel