Higjena, shtohen të prekurit

11/08/2011 19:50

Gjatë kësaj jave, në shërbimet spitalore është vënë re një rritje e të prekurve nga sëmundje gastrointerite.

Drejtoresha e Autoritetit Shëndetësor Rajonal, Liljana Ramasaco, sqaron se konsumimi i ushqimeve në kushte jo të mira në familje është shkaktari kryesor i helmimeve në kryeqytet.

Por jo vetëm ushqimet janë shkaktarët kryesorë të sëmundjeve gastrointerite. Sipas të dhënave, një pjesë e vogël e këtyre të sëmurëve kanë patur të vjella dhe diare si pasojë e papastërtive në ujrat e bregdetit.

Moshat më të prekura janë 0 deri në 14 vjeç.

Cdo javë në qendrat spitalore paraqiten 20 deri në 30 veta, ndërsa në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” paraqiten rreth 80 veta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA