
Bashkë me verën e hitet e radhës, ndër tendencat e fundit shqiptare janë edhe ftesat e artistëve të suksesshëm ndërkombëtarë për koncerte në vendin tonë.
Mbrëmjen e së enjtes në Tiranë do të performojë grupi Magic System, i njohur mes të tjerash për “Meme pas fatigue”.
“Meme pas fatigué” (As nuk jemi të lodhur). Jo, kishim dëshirë të bënim diçka me dikë që na ka pëlqyer që kur ishim vegjël, Khaled, në kohën kur këndonte “Aisha, aisha”. I thamë vetes që do të na pëlqente të punonim me të. I kërkuam të punonim, erdhi, punuam së bashku. Kënga doli dhe pastaj falë Zotit ngjiti dhe ne jemi të kënaqur”, u shpreh Asalfo Traore, pjesëtar i Magic System.
Me Khaled në këngën “Meme Pas Fatigue”, stili i tyre muzikor pasuruar me ritmet rai, motive tradicionale algjeriane, që u bënë ndërkombëtare me këngëtarë si Khaled apo Cheb Mami, në duetin e tij të famshëm me Sting në Desert Rose.
“Kjo që bëjmë ne është ajo që ne e quajmë “zugu”, stili ynë muzikor është “zugu” dhe kur mbërritëm në Francë në vitin 2000 morëm këtë stil dhe u përpoqëm t’i shtonim stile të tjerë perëndimorë, si “R ‘n’ B”. Pra u shndërrua në një muzikë afro-europiane. Pra është një stil që e krijuam ne dhe që ka mbetur”, shtoi Traore.
Magic System janë krijuar që në vitin 1994. Përpos miliona CD-ve të shituara, ata kanë marrë 13 disqe të arta dhe dy platini në Francë.
“Është Bob Sinclair ai që e lancoi “Magic Sistem”, është ai që ka remiksuar këngën e parë, pastaj punuam me DJ Core që ka punuar mbi Bougez-Bougez, që ka punuar edhe me “Meme Pas Fatigue”. Këtë vit punuam edhe me DJ Scalp që ka bërë Cherie Coco. Më e rëndësishme nuk është emri i diskos ku shkojmë, por kënaqësia që mund t’u japim njerëzve, dielli që u sjellim njerëzve kur këndojmë, kjo është më e rëndësishmja. Nëse në mes të muzikës njerëzit janë të trishtë duke na dëgjuar, ne nuk e kemi arritur objektivin tonë. Më e rëndësishme është që njerëzit të kërcejnë, që të dëgjojnë dhe që Magic Sistem t’u japë lumturi”, përfundoi Traore.
Top Channel