Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle nisur nga zhvillimet e
fundit të konfliktit kufitar mes Serbisë dhe Kosovës, i ka bërë thirrje
të dyja vendeve që të tregohen të gatshme për zhvillimin e bisedimeve.

“Ka vetëm një rrugë për zgjidhjen e konflikteve dhe kjo rrugë është dialogu”, tha ministri nga Podgorica, ku po qëndron për një vizitë.

Vendeve të Ballkanit, bën të ditur Deutsche Welle, ministri iu drejtua me fjalët se rruga për në Bashkimin Europian udhëhiqet para së gjithash nga reformat.

“Rruga për në BE kalon vetëm përmes demokracisë, përmes reformave dhe përmes një bashkëpunimi dhe zgjidhjeve paqësore të konflikteve”, tha Westerwelle pas biseidmeve me kryeministrin malazez Igor Lukshic.

Top Channel