Autoritetet e rendit në Mitrovicë, thonë se situata e sigurisë në veri
të vendit është nën kontroll të forcave të sigurisë, por ende ka
tensione.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti tha për Radion Evropa e Lirë, se situata është e qetë.
 
Ai shtoi se nuk është raportuar për ndonjë incident edhe pse rrgët që të cojnë në drejtim të vendkalimeve kufitare, vazhdojnë të jënë të bllokuara.
 
Hoti, ka deklaruar po ashtu se KFOR-i, vazhdon të qëndrojë në vendkalimin kufitar në Jarinë dhe Bërnjak dhe ka shtuar se nuk ka doganierë kosovarë në asnjërin prej vendkalimeve kufitare me Serbinë.

Top Channel