Sam Worthington merr pushimet
10/08/2011 18:20
Sam Worthington ka vendosur të bëjë pushim dhe të lërë për pak kohë karrierën kinematografike për të shijuar suksesin e tij.
Aktori protagonist i filmit “Avatar” ka xhiruar 10 filma gjatë 4 viteve të fundit dhe ditët e pushimit për të kanë qenë me pikatore.
“Ka ardhur momenti të shijoj frytet e punës që kam bërë. Gjithsesi nuk do të rri pushim për një kohë të gjatë”, thotë aktori, i cili nuk e ka të qartë se çfarë do të bëjë gjatë kësaj periudhe.
Top Channel