Qendra për viktimat e trafikut

10/08/2011 19:35

Ministri i brendshëm, Bujar Nishani, dhe ambasadorja franceze në vendin tonë, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për financimin e një qendre për t’i dhënë ndihmë viktimave të trafikut të qenieve njerëzore.

Financimi do të vijë nga përfaqësia franceze në OKB dhe ambasadorja Daviet ka premtuar një sallë të njëjtë si në Francë.  
 
“Salla që do të funksionojë për asistencën ndaj viktimave të trafikut do të jetë e njëjtë si në Francë dhe roli i saj nuk ka të bëjë vetëm me luftën dhe përpjekjet kundër fenomenit të trafikimit, por edhe me respektimin e të drejtave të minorenëve”, u shpreh ambasadorja Maryse Daviet.

“Kjo sallë do të presë, dëgjojë dhe këshillojë viktimat e trafikut të qenieve njerëzore. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit mirëpresin angazhimin dhe kontributet e partnerëve ndërkombëtarë”, theksoi nga ana e tij ministri Nishani.

Projekti parashikon edhe asistencë ndaj viktimave të trafiqeve dhe integrimin e tyre në shoqëri në një fazë të dytë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA