
Policia ka nisur procedimin penal për 27 minatorë, të cilët janë
organizatorë të protestës që coi sot në bllokimin për rreth dy orë të aksit
nacional Bulqizë-Tiranë.
Sipas policisë, protesta e zhvilluar sot ishte e paligjshme, ndaj përgjegjësit do të marrin ndëshkimin e parashikuar në ligj.
Ndërkohë kompania ACR propozon sërish që palët të ulen në bisedime për të negociuar rreth kërkesave të minatorëve, në një takim në qytetin e Peshkopisë.
Në qëndrimin dhënë për zhvillimet e fundit, ACR bën me dije se është gati të ulet në bisedime me secilin nga minatorët e kompanisë, përvec personave që kanë ushtruar dhunë ndaj administratës së kompanisë.
Minatorët bllokojne rrugën
Në ditën e 17-të të grevës së urise qëndrimi i minatoreve dhe familjareve te tyre eshte radikalizuar me tej. Dhjetra mbeshtetes kane bllokuar per me shume se dy ore rrugen nacionale Tirane-Bulqizë pikerisht ne zonen e Qafe Buallit.
Policia e asistuar edhe nga forcat speciale ka qendruar ne gadishmeri duke nderhyre disa here ne menyre te kujdesshme per te mos acaruar me tej situaten.
Minatorët dhe familjarët e grevistëve bllokuan aksin nacional në shenjë proteste pas dështimit të takimit me ACR-në, ndërsa paralajmërohet bllokim rruge sërish ditën e nesërme.
Ndërkohë në thellësinë 1400 metra nëntokë vijon greva e urisë së minatorëve në ditën e 17-të saj.
Top Channel