Mediat serbe bëjnë me dije se orët e vona të mbrëmjes së kaluar janë
hequr një pjesë e barrikadave të vëna në Lesposaviq në rrugën që con
drejt kufirit në Jarinje.

Sipas lajmeve të cituara nga RTK, janë hequr nga rruga kamionët dhe drurët që serbët i kishin vënë prej 25 korrikut.

Kryetari i komunës paralele të Leposaviqit Branko Niniç ka thënë se ”serbët do të organizohen në rolin e kujdestarëve dhe në këtë mënyrë në të ardhmen do të kontrollojnë situatën në vendkalimin në Jarinje”. Ai ka shtuar se në këtë mënyrë kjo komunë do të respektojë vendimin që e kanë arritur qeveria e Serbisë dhe KFOR-i.

Top Channel