Kili, 396 të arrestuar nga përleshjet

10/08/2011 19:10

Qeveria kiliane ka bërë të ditur se janë arrestuar 396 manifestues gjatë protestës së djeshme në kryeqytetin Santiago ku u kërkua një arsimim falas dhe cilësor.

Gjithashtu 78 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga përplasja me policinë.

Sipas burimeve zyrtare të qeverisë, 23 nga të plagosurit janë civilë, ndërsa pjesa tjetër janë nga radhët e forcave të rendit.

Top Channel